Tunizia drejt reformimit të sistemit politik, presidenti dorëzon draftin që heq përcaktimin fetar nga kushtetuta

Presidenti tunizian Kais Saied

Presidenti tunizian Kais Saied ka deklaruar të martën se do të nis një projektligj që nuk e përcakton fenë islame si fe shtetërore e që do të hidhet për votim më 25 Korrik.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të tij për të reformuar sistemin politik në Tunizi, i cili është përcaktuar vazhdimisht si i korruptuar dhe kaotik dhe shihet edhe një manovër për të mënjanuar partitë rivale.

“Kushtetuta e ardhshme e Tunizisë nuk do të përcaktojë më një shtet që i përket fesë islame por një komunitet që ka Islamin si fe”, tha ai.

Saied e dorëzoi draftin të hënën, pas përpjekjeve të tij për të bërë ndryshime në shtetin tunizian.

Sadeq Belaid, eksperti ligjor që kryesoi komitetin e hartimit, i kishte thënë AFP-së në një intervistë në fillim të këtij muaji se do të hiqte të gjitha referimet ndaj Islamit nga dokumenti i ri si sfidë ndaj partive islamiste.