Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, flamujt në gjysëm shtizë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza

Turqi, flamujt në gjysëm shtizë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza

Flamujt në Turqi janë ulur në gjysëm shtizë pas shpalljes së zisë kombëtare 3 ditore në Turqi si rezultat i sulmeve të ndërmarra nga Izraeli ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpër prefektura, bashki dhe institucionet e tjera në të gjithë Turqinë flamujt janë ulur në gjysëm shtizë pas shpalljes së zisë kombëtare.

Palestinezët, të cilët ditën e djeshme ngritën tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, zhvilluan protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të Nakbas (Fatkeqësia e madhe), e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit.

Në këto protesta ranë dëshmorë 59 palestinezë nga të cilët një foshnje, ndërsa u plagosën mbi 2.770 të tjerë.

Exit mobile version