Në rajonin e qarkut kufitar Ipsale në provincën turke Edirne janë gjetur trupat e 7 migrantëve tjerë të padeklaruar, të cilët vdiqën nga ngrirja në qiell të hapur, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Për fat të keq, numri i migrantëve që u shtynë nga grekët dhe që vdiqën nga ngrirja është rritur në 19. Trupat e tyre u gjetën gjatë operacioneve të kërkimit të djeshëm dhe të sotëm dhe ato veprime janë ende në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Zyrës së guvernatorit të Edirnes.
Xhandarmëria turke po kryen operacione të kërkimit tokësor dhe ajror në rajon ndërsa ekipet e ambulancës janë gati.
Dje në Mandakor të Edirnes u gjetën trupat e 12 migrantëve të padeklaruar të cilët vdiqën nga ngrirja në ambient të hapur pasi forcat greke i shtynë nga kufijtë e tyre. /aa
