Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, këto janë vajzat 20-vjeçare që kujdesen për sigurinë e shtetit (FOTO)

Turqi, këto janë vajzat 20-vjeçare që kujdesen për sigurinë e shtetit (FOTO)

Pjesëtaret e forcave lokale të sigurisë, 20-vjeçarja Hilal Biçer dhe Sumeyra Karabulut me njohuritë e fituara nga baballarët e tyre kontribuojnë për sigurinë në Elazig, në Anadollin lindor, të Turqisë.

Këto të dyja kanë kaluar trajnimet dhe janë ngarkuar për sigurinë në malet, në të cilat një detyrë të ngjashme kanë kryer edhe baballarët e tyre.

Me të gjithë qenien krah për krah me ushtarë dhe policë, ata luftojnë kundër pjesëtarëve të organizatave terroriste.

Hilal Biçer për Anadolu Agency (AA) tha se si fëmija më i vjetër në familje ka trashëguar këtë detyrë.

“Në fillim kisha frikë nga armët, por pasi kam filluar të bëj këtë punë, kam vënë re se është diçka tjetër. Veshja e kësaj uniforme është një ndjenjë e veçantë. Këtë punë kam zgjedhur sepse unë e dua atdheun tim”, tha Bicer.

Ajo shtoi se pas pranimit të kërkesës së saj për të kryer punën e rojes territoriale, është ftuar në trajnim, ku siç thotë, e kanë patur pak më vështirë se kolegët e tyre meshkuj.

“Me kolegët e tjerë, pjesëtarë të njësive të forcave lokale të sigurisë kërkojmë terrenin. Ne jemi këtu për të treguar se kujdestaria për atdheun nuk është veçori vetëm për burrat”, shpjegon Bicer.

Sumeyra Karabulut është krenare që ka përmbushur dëshirën e babait, që të paktën një nga fëmijët e saj të bëjë këtë punë.

Ajo tha se ka aplikuar, pa i treguar babait të saj, dhe se lajmin e mirë ia ka dhënë pasi u pranua.

Karabulut shtoi se gjatë trajnimit kishin mundësinë të mësojnë edhe përdorin e armëve dhe se kjo punë mund të jetë e vështirë për një grua, por se ata këtë punë e konsiderojnë të shenjtë.

“Nuk frikësohemi. Kjo punë është një punë që më ka mbetur nga babai. Unë do të dëshiroja shumë që edhe fëmijët e mi të merren me këtë”, tha Karabulut.

Udhëheqësi i ekipit në të cilën janë Bicer dhe Karabulut, Yilmaz Uner është i lumtur që shokët e tij të pensionuar i kanë trashëguar vajzat e tyre.

“Të gjithë së bashku do të luftojmë kundër këtyre tradhtarëve. Nga tradhtarët do të kërkojmë që të japin llogari për gjakun e derdhur të çdo dëshmori”, tha Uner i cili shtoi se është krenarë me koleget.

Exit mobile version