Ballina Auto Turqi, prodhimi i automjeteve tejkalon shifrën 1 milion në periudhën janar-tetor

Turqi, prodhimi i automjeteve tejkalon shifrën 1 milion në periudhën janar-tetor

Prodhimi automotiv në Turqi, duke përfshirë automjetet e lehta komerciale, traktorët dhe automobilat, kapërceu shifrën 1 milion gjatë periudhës janar-tetor, sipas një raporti të Shoqatës turke të Prodhuesve të Automjeteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve (OSD) tha se shifra dhjetëmujore është për 16 për qind më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sektori u prek rëndë nga shpërthimi i koronavirusit, dekalroi kreu i OSD-së, Haydar Yenigün, duke shtuar: “Edhe nëse ka efekte anësore (të koronavirusit) për industrinë tonë në afat të shkurtër, ne nuk presim ndonjë efekt negativ në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”.

Tregu i përgjithshëm i shitjeve të automjeteve, duke përfshirë kamionët e lehtë dhe automjetet e tjera, u rrit me 78 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 605.390 nga janari në tetor.

Eksportet e industrisë automobilistike u tkurrën me 21 për qind ndaj dollarit në 20,4 miliardë dollarë në dhjetë muajt e parë, krahasuar me vitin e kaluar.

Vlera e eksportit të sektorit të automobilave ra me 24 për qind nga viti në vit në 7,3 miliard dollarë, shtoi raporti. Sektori eksportoi 720.208 njësi gjatë periudhës dhjetëmujore.

Në tetor, prodhimi i automjeteve shënoi rritje në baza vjetore prej 14 për qind, për të arritur në 150.746.

Exit mobile version