Turqi, zjarrfikësit edhe më tej vazhdojnë të vënë nën kontroll zjarrin në Manavgat

Ende është aktiv zjarri pyjor në rrethin Manavgat të provincës Antalya në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri që shpërtheu më 28 korrik, i ndihmuar nga era, u përhap në një zonë më të madhe në një periudhë të shkurtër kohore. Ekipet në terren po bëjnë përpjekje të mëdha për të vënë nën kontroll zjarrin.

Zjarri është aktiv edhe në zonën Kızıldağ.

Ekipet zjarrfikëse vazhduan aktivitetet e tyre të shuarjes së zjarrit edhe gjatë natës, ndërsa me rrezet e para të diellit, mbështetja erdhi nga ajri. /aa