Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Turqia aplikon një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve”

“Turqia aplikon një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve”

Ministrja holandeze e Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Sigrid Kaag, deklaroi se Turqia aplikon një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kaag u është përgjigjur me shkrim pyetjeve të deputetëve në parlamentin holandez në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar në mars 2016 mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për hyrjen e migrantëve të parregullt.

Ajo thekson se marrëveshja ka siguruar një kontribut të madh në uljen drastike të numrit të emigrantëve të parregullt dhe mbytja e emigrantëve në det. Programi i ndihmës financiare për refugjatët në Turqi (FRIT) ka mundësuar që shumë fëmijë sirianë në Turqi të shkollohen, të sigurojë jetesën e familjeve siriane në Turqi dhe të rritë inkurajimin e punësimit.

Duke vënë theksin se Turqia aplikon një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve, Kaag tha se, “Fakti që sirianët në vend të BE-së zgjedhin me vetëdije të qëndrojnë në Turqi tregon se kushtet në Turqi janë të mira për sirianët”.

Ministrja Kaag ka tërhequr vëmendjen se sipas të dhënave të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), numri i sirianëve në muajin gusht është rritur në 3.5 milionë teksa gjatë vitit të ri ka qenë në 3.4 milionë.

“Përveç kësaj Turqia merr nën mbrojtje edhe grupe të tjerë emigrantësh dhe njerëz që janë në vështirësi. Sipas UNHCR-së kjo shifër e cila në vitin 2015 ka qenë në 2.7 milionë, tani ka arritur në 3.7 milionë. Këto të dhëna tregojnë se ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Turqinë nëpërmjet FRIT”, tha ajo.

Ndër të tjera, Kaag ka theksuar se i kanë pritur me mirëkuptim përpjekjet e Turqisë për të intensifikuar sigurinë kufitare në zonat e konfliktit dhe luftën kundër emigrantëve të parregullt.

Exit mobile version