Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia dënon ashpër provokimet në Suedi të cilat vendosën në objektiv presidentin...

Turqia dënon ashpër provokimet në Suedi të cilat vendosën në objektiv presidentin Erdoğan

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi ashpër lejimin e provokimeve të mbështetësve të organizatës terroriste PKK në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm të cilët vendosën mbrëmë në objektiv presidentin Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

“Dënojmë në mënyrën më të rëndë që në një aktivitet të mbajtur në Stokholm një grup i lidhur me PKK-në u lejua edhe njëherë të bëjë propagandë me simbolet e një organizate terroriste dhe të kryejë një akt të shëmtuar kundër presidentit tonë”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ministria.

Po ashtu në deklaratë rikujtohen angazhimet që Qeveria e Suedisë ka marrë përsipër në aspektin e parandalimit të organizatës terroriste PKK dhe akteve të degëve të saj.

Exit mobile version