Turqia dhe Armenia kanë rënë dakord të lehtësojnë reciprokisht procedurat e vizave për mbajtësit e pasaportave të tyre diplomatike, të shërbimit dhe për ato speciale, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe speciale nga të dy vendet nga 1 janari do të kenë të drejtë të marrin viza elektronike falas.
Ministria turke gjithashtu tha se Ankaraja dhe Jerevani me këtë rast gjithashtu riafirmojnë angazhimin e tyre për të vazhduar procesin e normalizimit midis dy vendeve pa kushte, me qëllim normalizimin e plotë.
