Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia: Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet që shkelin armëpushimin në Gaza

Turqia: Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet që shkelin armëpushimin në Gaza

Izraeli duhet menjëherë të ndalojë sulmet që shkelin armëpushimin në Gaza dhe të përmbushë detyrimet e tij, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë, transmeton Anadolu.

Turqia është gati të marrë përgjegjësi në mekanizmat që do të sigurojnë stabilitetin në Gaza dhe të kontribuojë në përpjekjet e rindërtimit, thuhet në deklaratën e Këshillit pas një takimi të mbajtur në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Ankaraja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për paqen, mirëqenien dhe sigurinë e të gjitha shtresave të popullit sirian, theksohet në deklaratë.

Këshilli trajtoi gjithashtu situatën e fundit në luftën Rusi–Ukrainë dhe riafirmoi përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë me partnerët globalë për të vendosur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Exit mobile version