Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia ndërton shtëpi të reja në veri të Sirisë

Turqia ndërton shtëpi të reja në veri të Sirisë

Në kuadër të projektit, shtëpitë me blloqe betoni po ndërtohen në rajonet e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Idlib në veri të Sirisë.

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtëpive të filluara në territorin e Sirisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ).

Me financimin e organizatave ndërkombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ), po përparon me shpejtësi projekti i shtëpive me blloqe betoni, një projekt i iniciuar nga Turqia, e cila mban sot me miliona civilë që kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile në Siri.

Shtëpitë po ndërtohen në zonat e operacioneve antiterroriste “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” që ushtria turke ka realizuar në veri të Sirisë për ta pastruar këtë rajon nga kërcenimi terrorist.

Projekti përparon nën udhëheqjen e këshillave vendorë të formuar me mbështetjen e Turqisë dhe nën koordinimin e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Shtëpitë janë projektuar si: 1+1 dhe 2+1 dhe kur projekti i banesave kolektive të ketë përfunduar shtëpitë do të shfaqen si qytete të reja në zonat e sigurta.

Në këto qytete do të ketë shkolla, spitale, parqe lojërash dhe xhami. /trt

Exit mobile version