Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia në tremujorin e parë ka tërhequr 2.2 miliardë dollarë investime

Turqia në tremujorin e parë ka tërhequr 2.2 miliardë dollarë investime

Kreu i Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Investimeve të Turqisë (ISPAT), Arda Ermut, ka deklaruar se Turqia në tremujorin e parë të vitit 2018 ka tërhequr 2.2 miliardë dollarë investime, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në deskun e financave të AA-së në Stamboll, Ermut tha se Turqia gjatë 15 viteve të fundit po ashtu tërhoqi 1 për qind të të gjitha investimeve të huaja direkte në botë.

“Ne nuk shohim çrregullim perceptues tek investitorët që investojnë direkt në vendin tonë”, theksoi Ermut.

Ai tha se perceptimi i investitorëve u përfshi në afat të gjatë dhe se performanca e Turqisë në 15 vitet e fundit ka ndikuar në këtë rezultat. “Bazuar në këtë performancë, ekziston besim dhe investime afatgjate në vendin tonë”, tha Ermut.

Exit mobile version