Turqia njofton BE-në për ndryshimin e emrit në gjuhë të huaja

Turqia ka informuar institucionet e Bashkimit Evropian (BE) për çështjen e përdorimit të emrit “Türkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me këtë çështje, Turqia u dërgoi një shënim njësive përkatëse të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Në shënimin e dërguar institucioneve të BE-së thuhet se pas kësaj në gjuhët e huaja do të përdoret zyrtarisht emri “Türkiye”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, në një letër dërguar dje sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se emri i Turqisë në gjuhë të huaja në OKB është regjistruar si “Türkiye”.

Pas kërkesës së Turqisë, OKB nga emri “Turkey” që përdorej më parë e ndryshoi emrin në “Türkiye”. /aa