Turqia përkujtoi sot themeluesin e vendit Mustafa Kemal Ataturk me rastin e 86-vjetorit të ndarjes nga jeta, raporton Anadolu.
Populli turk në mbarë vendin mbajti dy minuta heshtje për të nderuar presidentin e parë të republikës, e cila muajin e kaluar shënoi 101-vjetorin.
Në orën 9:05 të mëngjesit me kohën lokale, sirenat filluan në gjithë vendin për të shënuar momentin e saktë të vdekjes së Ataturkut në moshën 57-vjeçare.
Në gjithë vendin, njerëzit ndaluan në rrugë ose qëndruan të heshtur në vendet e tyre të punës për të kujtuar Ataturkun.
10 Kasım 1938, saat:09.05’te zaman bizim için durdu…
Sonsuza kadar özlem ve rahmetle anacağız.#ataturk #özlem #minnet #rahmetle #anıyoruz pic.twitter.com/i1YbF38aY1
— Bursa Uludağ Üniversitesi (@uludagkurumsal) November 10, 2024