Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do ta konsiderojë blerjen e një sistemi raketor të dytë nga Rusia, ndonëse në kundërshtim me Shteteve e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për CBS News, Erdogan ka thënë se Turqia duhet të vendosë vetë për sistemin e saj të mbrojtjes.

Ai ka sqaruar se Turqisë nuk i është dhënë opsioni që të blejë raketa të prodhuara nga Amerika, dhe se SHBA-ja nuk i kishte dorëzuar avionët F-35 pavarësisht një pagese prej 1.4 miliardë dollarësh.

Turqia si anëtare e NATO-s, ishte hequr nga programi F-35, ndërkohë që zyrtarë të mbrojtjes ishin sanksionuar pasi ajo kishte blerë sistemin raketor rus të mbrojtjes, S-400.

SHBA-ja dënon ashpër përdorimin e sistemeve ruse të mbrojtjes brenda NATO-s, me arsyetimin se ato paraqesin kërcënim për F-35.

Ndërkohë, Turqia insiston se S-400 mund të përdoret në mënyrë të pavarur pa qenë i integruar sistemit e NATO-s dhe kësisoj nuk paraqet rrezik. /koha