Turqia shpërndan ndihma ushqimore në Afganistan

Zyra e Koordinimit të Programit të Kabulit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ofroi ushqim dhe batanije për 500 familje në nevojë dhe të zhvendosura në provincën Bamyan, një nga rajonet më të ftohta të Afganistanit.

Mevlevi Somalhan Muslih, Shef i Departamentit të Zbulimit të Emigracionit të Ministrisë së Refugjatëve dhe Kthimeve të qeverisë së Talibanite, dhe Mevlevi Abdullah Serhadi, Guvernatori i Bamyan, morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave.

Në fjalën e tij në ceremoni, Koordinatori i Zyrës së TIKA-s në Kabul, Zuhtu Çal tha se ata ndihmuan 500 familje në nevojë në provincën Bamyan për shkak të rritjes së papunësisë dhe kushteve të ftohtë të motit në të gjithë Afganistanin në muajt e fundit.

Duke thënë se paketa e ndihmës përfshin 50 kilogramë miell, 10 kilogramë oriz, 5 litra vaj, 4 kilogramë fasule, 4 kilogramë sheqer, 2 kilogramë çaj jeshil, 1 kuti salcë domate dhe 4 pako makarona, Çal tha në këtë mënyrë ata dorëzuan përafërsisht 100 ton pako ndihma ushqimore për familjet e varfra.

Çal theksoi gjithashtu se duke pasur parasysh kushtet e motit të ftohtë, 500 familjeve iu dha nga një batanije.

Familjet që morën ndihmë shprehën mirënjohjen e tyre për vendin mik dhe vëlla, Turqinë dhe popullin e tij. /trt