Turqia u përgjigjet ashpër deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes

Turqia reagoi ndaj deklaratës së ministrit grek të Mbrojtjes se marrëveshja e tyre e mbrojtjes me Francën mbulon edhe juridiksionet detare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ambasadori Tanju Bilgiç tha në një deklaratë me shkrim se pretendimet e Greqisë për “juridiksionin maksimalist detar dhe hapësirën ajrore” shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Kjo është një ëndërr boshe që Greqia mendon se mund të na bëjë të pranojmë këto pretendime, të cilat gjithashtu vihen në pikëpyetje nga bashkësia ndërkombëtare, duke krijuar aleanca dypalëshe ushtarake anti-turke në një mënyrë që dëmton aleancën e NATO-s. Përpjekje të tilla të kota do të rrisin më tej angazhimin tonë për të mbrojtur si të drejtat tona ashtu edhe të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut në Egje dhe Mesdhe”, tha Bilgiç në deklaratë.

Zëdhënësi theksoi se politika e Greqisë për armatosje dhe izolim dhe tjetërsimit të Turqisë, në vend të bashkëpunimit, është një politikë problematike që kërcënon paqen dhe stabilitetin rajonal, që do të dëmtojë veten e saj dhe BE-në, në të cilën është anëtare. /trt