Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.
Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si Bomberi i Bronztë dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Deontay Wilder.
Britaniku e dominoi meçin kundër amerikanit dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin.
Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images)
Si rrodhi meçi raund pas raundi:
Raundi 1
(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)
Wilder e fillon furishëm sfidën duke e sulmuar kundërshtarin që në fillim të meçit duke e goditur edhe në trup, gjë që nuk e kishte bërë herën e parë. Në ndërkohë Fury u përpoq të kthehej në vazhdim të minutave duke kombinuar me goditjet e tij.
Raundi 2
(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)
I mbështetur nga tifozët që brohoritnin ‘SHBA’ në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, kampioni i ËBC-së tentonte ta ngushtojë distancën, por Tyson u tregua i rrezikshëm. Wilderit i mungonte shpejtësia, ndoshta për shkak të shtimit në peshë.
Raundi 3
(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)
Wilder rrëzohet në raundin e tretë! Gypsy King u tregua i rrezikshëm në minutën e fundit të raundit të tretë duke e rrëzuar kampionin. Një goditje me të djathtën e ka rrëzuar për herë të parë kampionin.