Ballina Sport Futboll UEFA gjobit Shqipërinë! Ndeshja me Francën, sa duhet të paguajë Federata Shqiptare

UEFA gjobit Shqipërinë! Ndeshja me Francën, sa duhet të paguajë Federata Shqiptare

Gjatë mbledhjes së tij të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit sa i takon ndeshjes Shqipëri-Francë të mbajtur në “Air Albania, shkruan topchannel.

Kështu, FSHF-ja është gjobitur me 5000 euro për fërshëllimat ndaj himnit francez para ndeshjes në fjalë.

Gjithashtu, federata është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta (3250 euro) dhe për problemet që u hasën gjatë ndeshjes me çështjen e organizimit (15000 euro).

Gjobat në total shkojnë 23 250 euro dhe duhet të paguhen 90 ditë pas publikimit të vendimit.

Exit mobile version