Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina: 219 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse deri më tani

Ukraina: 219 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse deri më tani

Autoritetet ukrainase njoftuan se 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 janë plagosur në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet më shumë se 1.550 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet e ushtrisë ruse, 102 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.

Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet e saj, 219 fëmijë kanë humbur jetën dhe 398 fëmijë janë plagosur. /aa

Exit mobile version