Ukraina: 22.000 persona u vranë në Mariupol

Ukraina vlerëson se të paktën 22.000 persona janë vrarë në qytetin jugor të Mariupolit që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Sipas Këshillit Bashkiak të Mariupolit, që nga fillimi i majit ka pasur 25 varreza të reja masive në Varrezat e Vjetër të Krimesë.

Në total, të paktën 16.000 persona nga Mariupoli janë varrosur në varre masive pranë fshatrave Stari Krim, Mangus dhe Vinohradne që nga mesi i prillit.

Nga mesi i marsit, 5.000 persona të tjerë ishin varrosur. Autoritetet shtuan se “mijëra trupa mbeten ende nën rrënoja, në varreza natyrore dhe në mortore të përkohshme”.

“Ne kemi vlerësuar numrin e të vdekurve në Mariupol në 22.000. Por gjithnjë e më shumë fakte tregojnë se pasojat e krimit racist janë shumë më të këqija,” tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko. /koha