Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina: Forcat tona vazhdojnë të mbrojnë qytetin Bakhmut – VIDEO

Ukraina: Forcat tona vazhdojnë të mbrojnë qytetin Bakhmut – VIDEO

Kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak tha se forcat ukrainase vazhdojnë të mbrojnë qytetin Bakhmut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Yermak foli mbi situatën në qytetin Bakhmut ku vazhdojnë luftimet me forcat ruse.

Ai theksoi se ushtria ukrainase vazhdon të mbrojë qytetin Bakhmut. “Forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë prapa armikun në lindje. Tashmë planet e tyre për të pushtuar qytetin Bakhmut po dështojnë. Ukraina është përpara”, tha Yermak.

Exit mobile version