Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 26.000 trupa, 199 avionë, 158 helikopterë dhe 1.170 tanke

Autoritetet ushtarake ukrainase raportuan se ushtria ruse, e cila i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt (2022), ka humbur rreth 26.000 trupa, 199 avionë, 158 helikopterë dhe 1.170 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri deklarata në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 10 maj duke theksuar se njësitë ruse, që po luftojnë aktualisht në territoret ukrainase, kanë humbur edhe 350 trupa të tjerë në 24 orët e fundit.

“Në total, 26.000 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën, u vranë. Gjithashtu u shkatërruan 199 avionë, 158 helikopterë, 1.170 tanke, 2.808 mjete të blinduara, 519 sisteme të artilerisë së rëndë, 185 sisteme raketahedhëse dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve”, bëri të ditur Shtatmadhoria ukrainase duke shtuar se forcat ruse në të njëjtën kohë humbën edhe 1.980 automjete, 12 anije e skafe të lehta, si dhe 380 mjete ajrore pa pilotë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dhe asgjësuar po ashtu 94 raketa lundrimi të lëshuara nga rusët.

Më 25 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pati njoftuar për herë të fundit se në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti. /trt