Ukrainë: Një sulm masiv kibernetik bllokon faqet qeveritare

Një sulm masiv kibernetik gjatë natës në faqet e internetit të qeverisë në Ukrainë ka bllokuar aksesin në internet, njoftoi Ministria ukrainase e Arsimit.

Një deklaratë e përshkroi incidentin si një “sulm mbarëbotëror”.

”Faqja kryesore e qeverisë ukrainase, faqja e shërbimeve të urgjencës dhe faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Energjisë ishin të paarritshme”, sipas autoriteteve.

Një njësi policore e specializuar për sulme kibernetike ka nisur një hetim.

”Nuk dihet menjëherë se kush qëndron pas sulmit”, njoftoi Ministria ukrainase e Energjisë.

Mediet ukrainase raportuan se, pas sulmit, ekranet e kompjuterit të Ministrisë së Punëve të Jashtme shfaqën një njoftim në rusisht, polonisht dhe ukrainisht ku thuhej se “të gjitha të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur t’i rikthehen”. /atsh