UNHCR: Kemi dëshmi të forta që Greqia shtynë prapa emigrantët

Marta Hurtado

Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara (OKB) kanë marrë dëshmi të forta se Greqia kohët e fundit ka kryer shkelje të të drejtave të njeriut, të tilla si “shtyrja e azilkërkuesve përsëri në Turqi”.

Marta Hurtado, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mbajti një konferencë shtypi në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës.

E pyetur nga Anadolu Agency (AA) pse zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nuk kishte komentuar në lidhje me shtyrjen prapa të azilkërkuesve në kufijtë e BE-së, veçanërisht në Greqi, Hurtado tha: “Edhe ne gjithashtu po marrim dëshmi të forta të shtyrjes prapa nga Greqia”.

“Kjo nuk duhet të ndodhë. Çdo person i vetëm, çdo emigrant, i cili po përpiqet të kalojë kufijtë ndërkombëtarë, ka të drejtë të vlerësohet individualisht. Ne jemi në fakt tashmë në diskutime me BE-në për këtë çështje”, tha Hurtado.

Ajo gjithashtu shtoi se kanë punuar gjatë muajve të fundit për të konfirmuar dëshmitë se Greqia po “shtynte prapa” azilkërkuesit, duke shtuar se gjithashtu janë duke e ndjekur atë që BE-ja duhet të bëjë për të ndaluar shtyrjet prapa në kufijtë e saj të jashtëm.

Adelbert Jahnz, një zëdhënës i Komisionit të BE-së, tha më 7 tetor se imazhet dhe raportet e shtyrjeve të dhunshme në kufijtë e jashtëm të BE-së ishin “shumë shqetësuese”.

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson gjithashtu i kërkoi Greqisë më 8 tetor që të hetojë raportet e shtyrjeve të paligjshme.

Greqia kohët e fundit është vënë nën kritika për abuzimet e të drejtave të njeriut në Detin Egje, të tilla si “shtyrja prapa” e gomoneve të azilkërkuesve në Turqi, ndalimi ilegal i emigrantëve dhe dhunë.

Disa media ndërkombëtare kanë raportuar se FRONTEX-i, agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufirit, gjithashtu ka luajtur një rol në këto shkelje. /trt