Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNICEF: Gjysma e palestinezëve të zhvendosur nga qyteti i Gazës janë fëmijë

UNICEF: Gjysma e palestinezëve të zhvendosur nga qyteti i Gazës janë fëmijë

Half of Palestinians facing displacement in Gaza City are children: UNICEF

Fushata e Izraelit për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga qyteti i Gazës paraqet një “kërcënim të madh” për gati një milion njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, ka deklaruar Tess Ingram, zëdhënëse e UNICEF-it.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se çdo person i dytë në Gaza është fëmijë, dhe jeta për ta po bëhet thuajse e pamundur,” tha Ingram për Al Jazeera nga zona e al-Mawasi, afër Khan Younis, ku Izraeli kishte shpallur më herët një të ashtuquajtur “zonë humanitare”.

Sipas saj, al-Mawasi nuk është vend i sigurt për dy arsye: “Së pari, nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të gjithë popullsinë e Gazës, është një vend shumë i vogël. Së dyti, është i pasigurt sepse bombardimet vazhdojnë edhe këtu. Vetëm katër ditë më parë, tetë fëmijë u vranë duke pritur për ujë.”

Ingram shtoi se zhvendosja e detyruar nga qyteti i Gazës është “katastrofa që shpresonim të mos ndodhte. Dhe megjithatë, ja ku po zhvillohet.” /mesazhi

Exit mobile version