Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF) ka nisur një fushatë të re vaksinimi për fëmijët në Spitalin Es-Seraya Sahra në Gazën qendrore, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, raporton Anadolu.
Nënat palestineze prisnin në radhë të gjata në një spital për të vaksinuar fëmijët e tyre. Punonjësit e shëndetësisë administruan doza dhe kontrolluan të dhënat mjekësore.
Banorët e përshkruan fushatën si jetike për shkak të ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore të shkaktuara nga kushtet e vazhdueshme në Gaza.
Izraeli ka vrarë të paktën 69 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170.600 të tjerë dhe ka lënë rreth 9.500 të zhdukur, shumë prej të cilëve besohet se janë bllokuar nën shtëpi të shkatërruara ose ende të pagjetur në sulmet në Gaza që nga tetori 2023.
