Unioni i Dijetarëve Muslimanë u bën thirrje talebanëve të vendosin sundim të drejtë

Ali al-Qaradagi

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Katar të dielën u bëri thirrje talebanëve që të vendosin sundim të drejtë në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

IUMS në një deklaratë tha se presidenti i saj, Ahmad al-Raysuni dhe Sekretari i Përgjithshëm Ali al-Qaradagi pritën një delegacion nga zyra politike e talebanëve në kryeqytetin Doha të Katarit.

Gjatë takimit, Al-Qaradagi u bëri thirrje talebanëve të formojnë një administratë të drejtë.

Talebanët morën Afganistanin në mes të gushtit dhe kanë shpallur qeveri të përkohshme prej 33 anëtarësh. /aa