Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka përsëritur thirrjen që Izraeli të lejojë hyrjen e materialeve për strehim në Rripin e Gazës.
UNRWA tha se ka mjaftueshëm furnizime për të ndihmuar deri në 1.3 milionë njerëz, por autoritetet izraelite vazhdojnë ta pengojnë agjencinë të sjellë ndihma drejtpërdrejt në Gaza.
Në një postim në rrjetet sociale, UNRWA theksoi se dimri po përkeqëson kushtet tashmë shumë të vështira të jetesës, veçanërisht për qindra mijëra familje të zhvendosura në territorin e bombarduar.
Agjencia paralajmëroi se mungesa e strehimit të përshtatshëm po e thellon krizën humanitare në Gaza. /mesazhi
