Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kequshqyerja në Gaza po ul ndjeshëm numrin e dhuruesve të gjakut, thotë...

Kequshqyerja në Gaza po ul ndjeshëm numrin e dhuruesve të gjakut, thotë zyrtarja e Shëndetësisë

Sahar Ghanem, drejtore e Departamentit të Laboratorëve Mjekësorë dhe Bankave të Gjakut në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza, ka folur për Al Jazeera Arabic mbi situatën alarmante në bankat e gjakut në territorin bregdetar.

Ajo deklaroi se në të gjitha spitalet po përballen me mungesë të rezervave të gjakut dhe se kequshqyerja që po përjetojnë palestinezët ka ndikuar rëndë në numrin e dhuruesve të gjakut.

Ghanem bëri thirrje urgjente për furnizime me njësi gjaku nga jashtë si dhe për pajisje për testimin dhe ruajtjen e gjakut. /mesazhi

Exit mobile version