Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionet për çlirimin e territoreve të pushtuara

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionet që ka filluar për çlirimin e territoreve të saj të pushtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se operacionet kanë vazhduar përgjatë natës me intensitet të ndryshëm në drejtim të rajoneve Agdere, Khojavend, Fuzuli, Hadrut dhe Gubadli.

Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje serioze në Khojavend, Fuzuli dhe Gubadli forcave armene të cilat hapin zjarr me artileri dhe mortaja ndaj vijës së mbrojtjes së ushtrisë azerbajxhanase.

Ushtrisë armene i janë shkatërruar depot e armëve, municioneve dhe të karburantit dhe forcat armene janë tërhequr në disa rajone.

Më tej thuhet se ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar disa pika mbështetëse së forcave armene, ka marrë nën kontroll linja të rëndësishme të komunikimit dhe ka çliruar nga pushtimi disa lartësira të rëndësishme.

Ndërkohë theksohet se luftimet vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.