Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite ka vrarë 44 gazetarë palestinezë brenda kampeve të zhvendosjes në Rripin e Gazës që nga tetori 2023.
Raporti i Komitetit të Lirive thekson se gazetarët u vranë nga bombardimet dhe sulmet me dronë që shënjestruan tenda pranë spitaleve dhe shkollave të OKB-së. Sindikata i cilësoi këto si krime lufte dhe pjesë të një politike për të heshtur zërin e mediave palestineze.
Ajo kërkoi krijimin e një komisioni ndërkombëtar hetimor dhe ndërhyrjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet ndaj gazetarëve. /mesazhi
