Ushtria izraelite plagos gazetarin palestinez

Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një gazetari palestinez në lindje të qytetit Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar, i cili mbeti i plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Sindikata Palestineze e Shtypit, thuhet se fotoreporteri palestinez, Nasir Ashtiyya, u plagos në kokë si rezultat i zjarrit të hapur nga forcat izraelite në fshatin Deyr al-Hatab në Nablus.

Sindikata dënoi sulmin izraelit ndaj gazetarëve në fshatin Deir al-Hatab.

Sipas informacionit të dhënë nga një burim tjetër shtypi për AA, thuhet se mbrëmë forcat izraelite hapën zjarr me plumba të vërtetë dhe gome, si dhe përdorën gaz gjatë bastisjes në fshatin Deir al-Hatab.

Përballë kësaj situate, ndodhën përplasje midis të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite.

Forcat izraelite arrestojnë qytetarët palestinezë me arsyetimin se ata janë të kërkuar për arsye sigurie, në sulme të shpeshta nëpër vendbanime dhe qytete në Bregun Perëndimor. /aa