Ushtria izraelite plagosi dhjetë palestinezë në Jenin

Mediat palestineze raportuan se në mesin e të plagosurve ishte Dawood Zubeidi, vëllai i të burgosurit të shquar të Fatahut, Zakari Zubeidi

Ushtria izraelite sot ka plagosur dhjetë palestinezë në përleshjet pasi rrethoi një shtëpi në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, njoftoi spitali Ibn Sina, ku u transportuan të plagosurit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat palestineze raportuan se në mesin e të plagosurve ishte Dawood Zubeidi, vëllai i të burgosurit të shquar të Fatahut, Zakari Zubeidi.

Dëshmitarët e ngjarjes theksuan për AA se përleshjet e armatosura po ndodhin aktualisht brenda kampit Jenin ku ushtria ka rrethuar një shtëpi në zonën Al-Hadaf dhe duke përdorur një altoparlant u ka bërë thirrje dy të rinjve të dorëzohen.

Radioja zyrtare “Zëri i Palestinës” tha se ushtria izraelite plagosi një palestinez në verilindje të qytetit Al-Bireh, pa dhënë më shumë detaje.

Ushtria izraelite tha se ka kryer një operacion “parandalues” në Bregun Perëndimor. /aa