Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite sulmon klubin sportiv Shujaiyya në Gaza, vriten 10 palestinezë

Ushtria izraelite sulmon klubin sportiv Shujaiyya në Gaza, vriten 10 palestinezë

Të paktën 10 palestinezë humbën jetën në sulmin e ndërmarrë nga ushtria izraelite kundër klubit sportiv Shujaiyya në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bombarduan me mjete ajrore pa pilot klubin sportiv Shujaiyya në qytetin e Gazës.

Në bombardime humbën jetën të paktën 10 palestinezë, ndërsa u plagosën 30 të tjerë.

Po ashtu njoftohet se 5 palestinezë humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj zonës industriale në lindje të qytetit të Gazës.

Edhe në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ushtria izraelite shënjestroi me goditje artilerie rajonet jugperëndimore të qytetit Khan Younis.

Exit mobile version