Ushtria izraelite sulmon tendat e palestinezëve të zhvendosur në kampin Nusairat në Gaza

Ushtria izraelite sulmoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Izraeli ka vrarë 35 palestinezë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave që nga tetori i vitit 2023 në 52.400.

Kampi i refugjatë Nusairat ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve brutale izraelite gjatë luftës gjenocidale në enklavën palestineze.

Ushtria izraelite i rifilloi sulmet ndaj Gazës më 18 mars, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me grupin palestinez të rezistencës Hamas që hyri në fuqi në janar.