Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite vret një palestinez, plagos disa të tjerë

Ushtria izraelite vret një palestinez, plagos disa të tjerë

Një palestinez ka humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, 34-vjeçari Muhammed Hassan Assaf është qëlluar nga ushtarët izraelitë gjatë ngjarjeve të shënuara në qytetin Nablus mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.

Njoftohet se palestinezi humbi jetën pasi u qëllua në kokë dhe në zonën e kraharorit.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ngjarjet shpërthyen me ardhjen e ushtarëve izraelitë të cilët shoqëronin kolonët hebrenj që donin të kalonin në “Tyrben Jusuf” në qytetin Nablus.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se në konfliktet e shënuara në afërsi të Tyrbes Jusuf në Nablus 10 persona janë plagosur me plumba të vërtetë, ndërsa 6 të tjerë me plumba gome.

“Tyrbja Jusuf”

“Tyrbja Jusuf” (Joseph‘s Tomb) e cila ndodhet në lindje të qytetit Nablus, konsiderohet si një vend i shenjtë nga hebrenjtë, të cilët besojnë se eshtrat e profetit Jusuf janë sjellë nga Egjipti dhe janë varrosur këtu.

Ndërsa ekspertët palestinezë për artefaktet historike, pretendojnë se tyrbja ka një të shkuar disa shekullore dhe se i përket një dijetari musliman të quajtur Yusef Al-Dwaik dhe jo profetit Jusuf.

Në 4 sulme të kryera në 3 javët e fundit në Izrael kanë humbur jetën 14 palestinezë. Ngjarjet e dhunshme në rajon u rritën pas bastisjeve të kryera nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, ku gjatë këtij procesi kanë humbur jetën të paktën 20 palestinezë. /aa

Exit mobile version