Të paktën 100 palestinezë u vranë herët të shtunën kur ushtria izraelite bombardoi shkollën Al-Taba’een në lagjen Al-Daraj në qytetin lindor të Gazës.
Shkolla strehonte banorë të zhvendosur. Dhjetra u plagosën nga sulmi.
Avionët ushtarakë izraelitë shënjestruan shkollën ndërsa besimtarët po kryenin namazin e sabahut, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve, Wafa.
Zyra e Qeverisë për Media në Gaza dënoi “masakrën” e shkollës, duke thënë se sulmi është “pjesë e një fushate më të gjerë të gjenocidit dhe spastrimit etnik kundër popullit palestinez”.
Në një deklaratë, zyra e mediave tha: “Ushtria pushtuese shënjestroi drejtpërdrejt civilët e zhvendosur gjatë faljes së namazit të sabahut, (që) çoi në një rritje të shpejtë të numrit të viktimave”.
Zyra vendosi “përgjegjësinë e plotë për masakrën mbi okupimin izraelit dhe administratën amerikane”.
Zyra e medias gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave globale që të “ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të vazhdueshëm të civilëve dhe njerëzve të zhvendosur në Rripin e Gazës”.
Ndërkohë, ushtria izraelite pretendoi se shkolla përmbante një “shtab ushtarak operativ” për grupin palestinez Hamas.
Ushtria izraelite pretendoi se “u morën disa hapa për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të civilëve”.
Me bombardimin e shkollës Al-Taba’een, numri i përgjithshëm i shkollave të shënjestruara nga ushtria izraelite në qytetin e Gazës gjatë javës së kaluar është rritur në gjashtë, sipas një raporti të Anadolu.
⚡️BREAKING: Government Media Office in Gaza:
The "israeli" occupation army committed a massacre inside Al-Tabaeen School in Gaza City, resulting in more than 100 martyrs and dozens of injuries. This is clearly part of the crime of genocide and ethnic cleansing against our… pic.twitter.com/6MrXmX5MwZ
— Suppressed News. (@SuppressedNws) August 10, 2024