Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria pakistaneze: Vriten 15 militantë që tentuan të depërtojnë përmes kufirit me...

Ushtria pakistaneze: Vriten 15 militantë që tentuan të depërtojnë përmes kufirit me Afganistanin

Ushtria pakistaneze ka pretenduar se ka vrarë 15 militantë të cilët dyshohet se po përpiqeshin të depërtonin në vend nga Afganistani fqinj, transmeton Anadolu.

Ushtria tha se forcat e sigurisë zbuluan “terroristët” që i përkisnin “Fitna Al Khwarijit të sponsorizuar nga India”, të cilët tentuan të depërtonin përmes kufirit Pakistan-Afganistan, përballë qarkut fisnor të Waziristanit Verior.

Sipas ushtrisë, “si rezultat i një ndërhyrjeje të saktë dhe të realizuar me profesionalizëm”, tha ushtria.

Islamabadi përdor termin “Fitna Al Khwarij” për t’iu referuar grupit Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP).

“Ky incident përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan dëshmon edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të Pakistanit lidhur me dështimin e plotë të regjimit taleban afgan për të parandaluar përdorimin e territorit afgan nga organizata terroriste, nën mbështetjen e tyre, për terrorizëm ndërkufitar”, thuhet në deklaratë.

“Regjimi taleban afgan ka dështuar vazhdimisht të sigurojë menaxhim efektiv të kufirit dhe të përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare”, thuhet më tej.

Pakistani, i cili vitet e fundit ka regjistruar një rritje të sulmeve ndaj forcave të sigurisë, akuzon Indinë dhe Afganistanin se mbështesin militantët.

New Delhi dhe Kabuli i mohojnë akuzat, megjithëse nuk pati reagim të menjëhershëm nga të dyja vendet ndaj pretendimit të ri të Islamabadit.