Vaksina Pfizer/BioNTech e sigurt për 5-11-vjeçarët

Kompanitë farmaceutike Pfizer Inc. (PFE) dhe BioNTech SE (BNTX) njoftuan sot rezultate pozitive nga një provë kryesore për vaksinën e tyre COVID-19 te fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Ndërkohë, leximet kryesore për dy grupmoshat e tjera, fëmijët 2-5 vjeç dhe fëmijët 6 muaj deri në 2 vjeç, priten në tremujorin e katërt të këtij viti.

“Studimi i Fazës 2/3 tregoi një profil të favorshëm sigurie dhe përgjigje të fuqishme neutralizuese të antitrupave te fëmijët 5 deri në 11 vjeç, duke përdorur një regjim me dy doza prej 10 µg, të administruar me 21 ditë distancë, një dozë më e vogël se doza 30 μg e përdorur për personat 12 e lart”, thanë kompanitë në një deklaratë.

Përgjigjet e antitrupave te pjesëmarrësit, të dhëna me doza 10 μg, ishin të krahasueshme me ato të regjistruara në një studim të mëparshëm Pfizer/BioNTech te njerëzit 16 deri në 25 vjeç, të imunizuar me doza 30 μg.

Për më tepër, vaksina COVID-19 u tolerua mirë, me efekte anësore në përgjithësi të krahasueshme me ato të vërejtura te pjesëmarrësit e moshës 16-25 vjeç.

Kompanitë planifikojnë t’i ndajnë këto të dhëna me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe rregullatorë të tjerë, sa më shpejt të jetë e mundur. /atsh