Vazhdojnë protestat kundër qeverisë së Netanyahut në Kuds

Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë në Kuds për të protestuar ndaj masës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për rifillimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për të shkarkuar kreun e shërbimit të brendshëm të sigurisë Shin Bet, raporton Anadolu.

Liderja e protestave, Shikma Bressler, tha se “koha është për t’i dhënë fund kësaj çmendurie para se të mos kemi askënd për të shpëtuar dhe para se të mos na mbetet një vend”.

Sipas mediave lokale, protestuesit bllokuan Rrugën 1, hyrjen kryesore të Kudsit, ndërsa marshuan drejt rezidencës së Netanyahut.

Protestat vijnë në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet ajrore në rajon pas prishjes së armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 19 janari.

Sipas raporteve të fundit, sulmet ajrore izraelite në Gaza, që filluan më 18 mars, kanë rezultuar në vdekjen e më shumë se 430 palestinezëve, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm grash dhe fëmijësh.

Kundërshtarët e qeverisë së Netanyahut kanë shprehur shqetësime se rifillimi i luftës në Gaza do të vrasë çdo mundësi për të liruar rreth 59 izraelitët e mbajtur peng nga Hamasi në enklavë.

Këtë fundjavë, Netanyahu tha se do të shkarkojë shefin e agjencisë Shin Bet, Ronen Bar, duke theksuar “mungesën e besimit”.

Tensionet mes Netanyahut dhe Shin Bet janë përshkallëzuar pas hetimit të brendshëm të agjencisë për sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas. Netanyahu hodhi poshtë gjetjet e raportit, duke theksuar se ato nuk arritën t’i përgjigjen pyetjeve kryesore.