Ballina Sport Futboll Vdes Jose Antonio Reyes, ish futbollisti Arsenalit dhe Real Madridit

Vdes Jose Antonio Reyes, ish futbollisti Arsenalit dhe Real Madridit

Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare ish sulmuesi i Arsenalit, Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti me veturë.

Jose Antonio Reyes, ka ndërruar jetë të shtunën pas një aksidenti me veturë në vendin e tij.

Futbollisti 35 vjeçar, që këtë vit ishte pjesë e Extremadura, ka humbur jetën të shtunën në mëngjes pas një aksidenti në Sevilla.

Reyes ka qenë futbollisti më i ri që ka bërë debutimin me Sevillan, kur u paraqit në moshën 16 vjeaçre.

Në vitin 2003 i ishte bashkuar Arsenalit, ndërsa më vonë ishte pjesë edhe e Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai gjithashtu është paraqitur edhe për Kombëtaren e Spanjës, për të cilët regjistroi 21 paraqitje./Lajmi.net/

Exit mobile version