Vdes një i ri në Pejë pasi goditet nga një kamion me beton

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë të enjten pasdite në fshatin Bogë të Rugovës, pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.

Mësohet jozyrtarisht se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 16 vjeç.