Vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident trafiku në Viti

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Viti-Kllokot.

Në bazë të informacioneve të deritanishme thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.

Ky aksident i rëndë ishte me fatalitet për një qytetar, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë.

Brenda 24 orëshit të kaluar ishin shkaktuar 47 aksidente trafiku.