Ballina Lajmet Kosovë Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një...

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Një person 59-vjeç ka vdekur pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti nderimi në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:45.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se vdekja e 59-vjeçarit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Dyshohet se viktima është një mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës”, ka njoftuar Veseli.

Exit mobile version