Ballina Artikuj Vdes një punëtor në Prishtinë, pasi që bie nga ndërtesa ku punonte

Vdes një punëtor në Prishtinë, pasi që bie nga ndërtesa ku punonte

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës, ka thënë se një person ka vdekur pasi që a rënë nga një ndërtesë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtese ne rrugën ‘Robert Doll’ ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull). Për rastin janë njoftuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Exit mobile version