Ballina Arritje Teknologji Vdes qeni që u bë meme në internet dhe pikënisje e një...

Vdes qeni që u bë meme në internet dhe pikënisje e një kriptomonedhe me vlerë miliarda dollarë

Si një qen shpëtimi, datëlindja e vërtetë e Kabosu ishte e paqartë por pronarja e tij znj. Atsuko Sato, llogariti që mund të ketë qenë 18-vjeç.

Kabosu, qeni pas mëmës “doge”, ka vdekur pas 14 vitesh famë internet. Shiba inu Japoneze inspiroi një gjeneratë memesh online dhe u bë fytyra e kriptomonedhës Dogecoin.

Si një qen shpëtimi, datëlindja e vërtetë e Kabosu ishte e paqartë por pronarja e tij znj. Atsuko Sato, llogariti që mund të ketë qenë 18-vjeç.

Në 2010-ën, dy vite pas adoptimit të Kabosu, znj. Sato, një mësuese nga Sakura në lindje të Tokios, i bëri një foto dhe e postoi imazhin në blogun e saj. Fotoja më pas u përhap në forumin online Reddit dhe u bë meme.

Fotoja më vonë u bë edhe një NFT që u shit për 4 milionë dollarë dhe inspiroi Dogecoin. Sot kriptomonedha e cila nisi si një shaka ka vlerë prej 23 miliardë dollarësh.

Dogecoin është mbështetur nga miliarderi Elon Musk i cili shpeshherë ka bërë që vlera e kriptomonedhës të rritej me komentet e tij.

Exit mobile version