Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.
Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare. Sipas raportimeve viktimat janë lfete, Afrim e Ferdinaze Haliti.
Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.
“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.