Ballina Lajmet Kosovë Vedat Bajrami shkon në Umre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka...

Vedat Bajrami shkon në Umre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka një lutje të veçantë nga vendi i shenjtë

Vedat Bajrami

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekë, ku gjatë muajit të bekuar të Ramazan ka vendosur të kryejë Umren.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga vizita pranë Qabeja.

Në përshkrimin e postimit, Bajrami ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për mundësinë që t’i vizitojë vendet e shenjta, duke përcjellë edhe një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë besimtarët. /telegrafi

Exit mobile version