Ballina Lajmet Kosovë Vendi, shuma e majme dhe muaji: Dueli historik mes Joshuas e Furyt...

Vendi, shuma e majme dhe muaji: Dueli historik mes Joshuas e Furyt më afër se kurrë

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje që t’i zhvillojnë dy përballje brenda këtij viti.

Dy kampionët e peshave të rënda janë duke tentuar që të shpallen kampion të unifikuar të peshave të rënda, derisa simpatizuesit e boksit kanë mundësinë që të shohin një spektakël.

Takimi i parë pritet që të zhvillohet në fund të muajit qershor në Arabinë Saudite, derisa secili nga boksierët do të marrin mbi 100 milionë euro.

Fillimit, Joshua dhe Fury kishin kërkuar që dueli mes tyre të zhvillohej në Britaninë e Madhe në stadiumin Wembley, mirëpo ajo ide është përjashtuar.

Kështu, Los Angelesi, Arabia Saudite dhe Australia, u aktivizuan që të fitojnë të drejtat që të jenë nikoqir të evenimentit më të madh në histori të boksit.

Mirëpo, siç raportohet Arabia Saudite do të organizojë të gjithë spektaklin, aty ku do të ketë një pamje impozante për ta paraqitur sa më mirë meçin historik.

Ka edhe disa detaje për të përfunduar në marrëveshjen mes dy boksierëve, mirëpo gjëra janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Pas marrëveshjes së nënshkruar, Joshua dhe Fury duhet të presin për datën dhe vendin e saktë se ku do të takohen me njëri-tjetrin.

Exit mobile version